Për shkak të mjegullës është ulur dukshmëria nga 50 deri 60 metra në akset rrugore në Strazhë, Mavrovë dhe Kodrën e Diellit.
Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet në korsi të lagështa, ndërsa në vendet më të larta në pjesët perëndimore të shtetit ka mbetje të borës vende-vende pas intervenimit të shërbimeve të ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në aksin rrugor Strugë-Qafëthanë për shkak të dëmtimit të korsive shpejtësia është e limituar deri në 40 kmh.
Nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” bëjnë apel në vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen