Komisioni Rregullator i Energjetikës ka kryer harmonizimin e Vendimit të datës 18.01.2021, me të cilin janë përcaktuar çmimet më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit, me Ligjin e Akcizave.
KRRE-ja ka miratuar vendimin për harmonizim për shkak se nuk vlen më Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit të Akcizave gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin praktikisht nga sonte në mesnatë do të hyjë në fuqi Ligji i Akcizave, njofton telegrafi maqedoni.
Nga sonte në mesnatë, çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-E V) ulen për 2,00 denarë/litër në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e datës 18.01.2021.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) do të ulet për 13,00 den/l dhe do të jetë 41.50 den/l.
Çmimi i benzinës EUROSUPER BS–95 do të jetë 61.00 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 63.00 denarë.
Dizeli do të shitet për 52.50 denarë për litër.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit