Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,48% në raport me vendimin e datës 17.05.2021.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,00 denar/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 0,50 denarë/litër, në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakcië të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 17.05.2021.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,977 den/kg dhe tani do të jetë 33,619 den/kg.
Nga data 26.5.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë për motorë EUROSUPER BS 95 – 67,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS 98 – 69,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 59,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 59,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 33,619 (denarë/kilogram).
Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë ulje edhe atë: te benzina për 2,419 %, te nafta për 1,064 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,017 % dhe të mazuti për 3,184%.
Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0,56%.
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...