Google ADS

Uilson: Siguria e Maqedonisë së Veriut është definuar, vendi meriton anëtarësim në BE

17:46 | 25 Tetor 2019
Arbresh.info

Maqedonia e Veriut lëviz përmes procesit të jashtëzakonshëm historik të betonimit të sovranitetit të saj, pavarësisë, të ankorimit të përcaktimit të saj strategjik që të jetë pjesë e Perëndimit. Ka ngadalësim në procesin e eurointegrimit të saj, është bërë gabim në Bruksel, ky është dëshpërim.

Por, në bazë nuk ka asnjë ndryshim. Ajo që ndodh tani është proces i madh historik, vendi e përforcon pozitën e saj të integrimit drejt Perëndimit dhe këtë e bën përmes transparencës së shoqërisë, proceseve pozitive demokratike, kthimin e qeverisjes së të drejtës, hapje drejt mundësive të reja ekonomike.

Këtë në intervistë për MIA-n e thekson Dejmond Uilson, zëvendëskryetari ekzekutiv i Këshillit atlantik, i cili merr pjesë në Dialogun e Ohrit që këto dy ditë mbahet në koordinim të kryeministrit Zoran Zaev dhe të Këshillit atlantik.

Sipas Uilson, vendimi i Senatit të SHBA-së për ta mbështetur pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO është punë shumë e madhe.

“Isha këtu edhe në atë kohë të konfliktit kur vendi ishte i përballur me rrezik nga lufta qytetare, ndarje, shkatërrime. Vendi kaloi një rrugë të vështirë, por tani është para derës së NATO-s. Sovraniteti i saj është definuar. Ajo do të jetë pjesë e familjes tonë, nga Aleanca e NATO-s. Do të jetë pjesë e BE-së dhe më mirë është ajo të ndodh më herët sesa më vonë, mendoj se vendi e meriton këtë”, thotë Uilson.

Ai ende theksoi se ajo që Franca nuk i ka dhënë dritë jeshile për fillimin e negociatave për anëtarësimin e vendit në BE është më shumë problem jo i Maqedonisë, por i SHBA-së, Britanisë, Evropës….

“Shoqëritë perëndimore demokratike për momentin përballen me një lloj fryrjeje populiste. Nuk duhet të habisë kur në kushte të pasigurisë për ardhmërinë e BE-së njëra prej anëtareve do të thotë se është koha për pauzë. Kjo nuk është mirë për Maqedoninë e Veriut, nuk është e drejtë. Prej atje dëshpërues është vendimi i BE-së, por në këtë duhet të shihet si në një barrierë. Drejtimi strategjik është i fuqishëm, pozita strategjike e Maqedonisë së Veriut është i qartë, ashtu që do të arrijmë atje, as në një moment nuk dyshojmë se vendi do të jetë pjesë e BE-së. Pikërisht për këtë Këshilli atlantik ka program të qartë për Ballkanin, jemi të përkushtuar në idenë e mbështetjes së udhëheqësve që janë të vendosur për t’i transformuar vendet e tyre, ndërsa për kthim t’i hapim dyert e institucioneve tona”, thotë Dejmon Uilson në intervistën për MIA-s që në tërësi do të publikohet nesër./koha.mk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme