UEFA gjobit FFM për shkak të shkeljes së protokolleve anti-COVID-19

11:26 | 16 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) është gjobitur me 10.000 euro nga UEFA për shkak të shkeljes të protokolleve kundër coronavirusit në Kampionati Evropian. Ndëshkimi është bërë, siç thuhet, për shkak të sjelljes së keqe dhe shkeljes së kodeksit.

Procedura është kundër përfaqësueses, ndërsa gjoba duhet të paguhet në 90 ditët e ardhshme.

Gjatë Kampionatit EURO 2020 përfaqësuesja edhe stafi profesional u largua nga hotelet në Bukuresht dhe Amsterdam, gjë që ishte në kundërshtim me protokollet Covid-19.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme