UEFA të mërkurën ka dhënë dënimin për Federatën e Futbollit të Serbisë lidhur me shkeljet e bëra në ndeshjen kundër Anglisë në Euro 2024.
Shtëpia e futbollit evropian ia ka ndarë dy gjoba, por të ulëta Federatës Serbe të Futbollit dhe njëra ka të bëjë me flamujt provokues të shfaqur në stadium në humbjen 1-0 nga Anglia.Tifozët serbë kishin shfaqur flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës dhe mbishkrimin “S’ka dorëzim”, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes kishte edhe thirrje anti-shqiptare.
FFK paraqiti ankesë zyrtare në UEFA të hënën, duke dërguar edhe fakte, ndërsa sot shtëpia e futbollit evropian mori vendimet.
Për hedhje të gjësendeve, Federata serbe është gjobitur me 4500 euro.
Ndërkohë 10 mijë euro federata serbe duhet t’i paguajë për shfaqjen e mesazhit provokues, të papërshtatshëm për ngjarjet sportive, e cila me shumë gjasë bëhet fjalë për flamurin mbi hartën e Kosovës.
FSHF para dy ditësh ishte dënuar me 37 mijë euro nga UEFA. /Telegrafi/
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...