Udhëtari që erdhi nga Dubai i cili kishte simptoma të ngjashme me gripin, ndërsa u hospitalizua në Klinikën Infektive nuk ka koronavirus. Testimi i pacienti ka treguar që është pozitiv në inflcuencën të tipit B.
Ai ka udhëtuar para disa ditëve në vend pas qëndrimit gjashtëditor në Dubai. Ka pasur simptoma të ngjashme me gripin. Janë bërë testime edhe ndaj këtij personi është vepruar me kujdesin më të madh si për rast të dyshimtë të infektuar me koronavirus.
Nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë që të gjithë që vijnë nga rajonet kritike të përmbahen rekomandimeve në udhëzim dhe nëse ndjejnë disa prej simptomave të mos shëtiteni nëpër institucionet shëndetësore, por të paraqiten në telefonat e Instituti të Shëndetit Publik. Nga Ministria potencuan se sistemi shëndetësor është i gatshëm dhe se disponon numër të mjaftueshëm shtretërish, maskash, mantele dhe skafandër.
Në Klinikën Infektive mbrëmë u hospitalizua edhe një udhëtarë i cili dje arriti nga Milano në Shkup me fluturimin e pasdites të “Vizer”. Personi është testuar dhe nuk ka koronavirus, konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë. Pacienti ka pasur pasqyrë të lehtë klinike, nuk ka pasur temperaturë të lartë dhe gjendja e tij është stabile.
Nga MSH thonë se me vigjilencë e ndjekin situatën dhe në vazhdimësi veprojnë sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore Shëndetësore, ndërsa prej sot zbatohen edhe masa të reja të përforcuara për parandalimin e koronavirusit.
E njohin si Lela, por ja si është emri i vërtetë i saj!
Sulmi në Turqi, Osmani: Qëndrojmë me aleatin tonë
Shtetet tjera solidarizohen me Turqinë, shprehin ngushëllime...
Konjufca takon përfaqësuesit e Eurochambers, flasin për mëny...
Kurti shkruan për 12 vendimet që i mori Qeveria sot
Nga Muller te Lewandowski e Neyer – 25 lojtarët më të mirë t...