Bisedimet në mes udhëheqësve të minierës SASA dhe sindikatës kanë filluar dje, takim i cili mbahet në zyrat e SSHA- Sindikatës shumë etnike e Arsimit në Shkup.
Gjatë takimit ishte konstatuar se janë përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e proceduarave, ndërsa u pajtuan edhe për përbërjen e dy ekipeve negociuese. Ekipi i Sindikatës përfaqësohet nga anëtarët e punëtorisë SASA, të emëruar nga pala e SSHA, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Nga të gjithë të pranishmit në takim ishte theksuar se ky proces do të mbarojë me një rezultat të qartë, ku do të jenë të kënaqur punëtorët dhe njëkohësisht do të mundësoi që kompania të vazhdoj zhvillimin e mëtejshëm, nga ku do të përfitojnë të gjithë, duke përfshirë edhe të gjithë shoqërinë. Përveç kësaj, nga përfaqësuesit e menaxherëve të minierës edhe njëherë ishte potencuar se do të jenë të gatshëm për bisedime të hapura për të gjitha nevojat e punëtorëve në SASA, por sipas procedurave ligjore për punësim dhe lidhje dhe ligjeve tjera të shkruara nga kjo fushë. /Telegrafi/
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi