Përderisa policia vazhdon të sanksionojë pjesëtarë të saj për mos intervenim në Kuvend natën e dhunshme të 27 prillit, Prokuroria Publike akoma nuk kanë filluar hetime ndaj organizatorëve të protestës “Për Maqedoni të përbashkët”. Bogdan Iliveksi njëri nga organizatorët e protestës konfirmoi për Alsat-M se akoma nuk është ftuar as nga Gjykata e as nga Prokuroria.
“Deri më tani nuk jam ftuar nga gjykata edhe as nga prokuroria publike, në dispozicion të institucioneve janë dy adresat e banimit. Sa i përket rikthimit të protestave dhe ngritjes së iniciativës nuk mund të them asgjë konkrete”, tha Bogdan Iliveski.
Deri tani me hetimin e kontrollit të brendshëm të MPB-së janë suspenduar 24 policë dhe kundër 31 tjerëve janë iniciuar masa disiplinore. Midis tyre janë agjentë të policisë sekrete, pjesëtarë të Njësisë për intervenim të shpejtë dhe policë në pozita të larta.
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës