Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, është dënuar me tre vite e katër muaj burgim, për veprën penale “Shpërdorim të Detyrës”.
Vendimi është marrë të premten e 4 shkurtit nga Apeli i Posaçëm i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Fillimisht, Tahiri u dënua me pesë vite burgim, por, për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë tre vite e katër muaj burg.
Menjëherë pas marrjes së vendimit ka reaguar vetë Tahiri, i cili e ka konsideruar “padrejtësi”.
“Ju dua shumë të gjithëve! Më vjen keq që shkoi kështu. Jam moralisht i qetë, nuk kam shkelur kurrë ligjin, kam dashuruar çdo ditë të punës sime, jam i lumtur që kam bërë detyrën siç më mirë munda. Është thjeshtë padrejtësi”, ka shkruar ai në Facebook./SHQIP.com
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit