Ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili është arrestuar nga autoritetet serbe të premten në pikën kufitare në Merdarë, i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj në Serbi.
“Po këtë e kam të konfirmuar në komunikim me avokatin nga Serbia qe me ka njoftuar mbrëmë vone përmes emalit”, tha avokati i Dakajt, Xhevdet Smakiqi për Klankosova.tv.
Ai theksoi se avokati nga Serbia pritet të ushtrojë ankesë në shkallën e dytë, ku do të kërkojë lirimin e tij.
Përndryshe, të dielën, Smakiqi theksoi se Dakaj është dërguar nga Qendra e Ndalimit në Kurshumli në Qendrën Kryesore të Paraburgimit në Beograd në rrugën Baçvanska.
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...