Nëse forcat politike në Greqi votojnë në bazë të kritereve të qarta politike dhe ideologjike, marrëveshja do të kaloj me një shumicë të gjerë, tha ministri pa resor dhe zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos, në intervistë për televizionin shtetëror “ERT”.
“Çka ka të bëj me çështjen maqedonase, nëse përmbushën parakushtet nga vendi fqinjë, do të vij në Kuvendin grek, do të kalojë me një shumicë të gjerë, përderisa forcat politike votojnë, jo në bazë të interesave dhe qëllimeve të brendshme, por në bazë të ideologjisë dhe kritereve të qarta politike, tha Tzanakopulos.
Siç njofton korrespodenti i AIM-së nga Athina, në lidhje me qëndrimin e partnerit të koalicionit të Qeverisë, Panos Kammenos, se nuk do ta votojë marrëveshjen e Prespës, por se dhe do ta rrëzoj Qeverinë, Tzanakopoulos e përsëriti deklaratën Grekëve të Pavarur sipas marrëveshjes pas zgjedhjeve të 2015-tës, me Alexis Tsipras do të shkoj deri në fund të mandatit katërvjeçar. /Telegrafi/
Izraeli thotë se do të dërgojë ekip shpëtimi për evakuimin e...
KQZ mban mbledhjen e radhës
Qyteti amerikan lejon shitjen e alkoolit pas 120 vitesh
Mbërrin në Shëngjin anija e marinës italiane me 8 emigrantë ...
Rama ndan fotografi nga pjesëmarrja në Komunitetin Politik E...
Kurti takon mërgatën në Oslo