“Më duket se edhe optimistët më të mëdhenj nuk kanë mundur të presin, për një periudhë kaq të shkurtër kohore të kemi kaq rezultate të rëndësishme pozitive të Marrëveshjes së Prespës”
Këtë e tha zëdhënësi i qeverisë greke dhe ministër pa resor, Dimitros Tzanakopoulos në intervistë për gazetën “Nea selida”.
“Siç po kalon koha, siç do të përforcohen lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit, siç do të dëshmohet në praktikë dobi e mirë për dy popujt, kështu do të shuhen edhe zërat ekstrem dhe votat e ndarjes në brendi të dy vendeve”, thotë Tzanakopulos, përcjell telegrafi maqedoni.
Ai shton se Greqia për disa muaj ka arritur të shtojë aleat të ri në Ballkan, por edhe “të kthejë një pjesë të çmuar të kapitalit të saj diplomatik për çështje diplomatike të vërteta në rajon”.
“Pas dështimit të madh të nacionalizmit dhe kuazipatriotizmit nga të dyja anët e kufirit, Greqia e shpërbleu prestigjin e saj në mbarë Evropën dhe krijoi terren përkatës për investime të mëdha greke në Maqedoninë e Veriut”, thekson zëdhënësi i Qeverisë greke, ndërsa si shembull karakteristik e përmend interesin në forumin e parë të biznesit të mbajtur para 15 ditësh në Shkup.
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj