Që prej 3 Marsit, komuna e Tuzit po drejtohet nga vetë Shqiptarët duke i dhënë fund pas 63 vitesh, administrimit nga bashkia e Podgoricës.
Koalicioni fitues “Malsia na Bashkon” dhe kryetari i përzgjedhur Nikë Gjeloshaj, në këto 5 muaj detyrë kanë arritur të formojnë administratën e plotë, të ndërtojnë strukturat e nevojshme për qeverisjen vendorë dhe këtë të enjte arritën të miratonin edhe buxhetin e vitit 2019, duke i hapur rrugë edhe projekteve të para për këtë zonë.
“Projekt kryesor është zhvillimi i infrastrukturës dhe i këtij vendi, sepse ka qenë fare i pazhvilluar. Do bëjmë lidhje më të mirë rrugore me Podgoricën”, tha Nikë Gjeloshaj, kryetar i komunës Tuz.
Shqiptarët janë të kënaqur që më në fund janë “zot” në shtëpinë e tyre dhe kërkojnë që tashme të mbahen premtimet e dhena në fushatë dhe të investohet.
Pasi fituan betejën për të drejtuar Komunën e Tuzit, tashmë shqiptarët e kësaj treve në Malin e Zi shpresojnë që të vazhdojnë të jene të bashkuar dhe të bëjnë të mundur që situata ekonomiko sociale e kësaj zone të ndryshojë për mirë./TCH
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...