“Së bashku kemi përballuar një nga krizat më të mëdha migruese me të cilat është përballur Evropa që nga Lufta e Dytë Botërore. Ishte për të gjithë ne një provë shumë e vështirë dhe e kërkuar e përgjegjësisë dhe efektivitetit të veprimit. Vendi juaj e kaloi këtë provë më mirë sesa shumë vende anëtare të BE-së. Ju keni gjetur gjithashtu një zgjidhje për krizën dramatike politike në vendin tuaj. Një zgjidhje e bazuar në parime demokratike, vendosmëri dhe sens të përbashkët. Dhe përmes Traktatit tuaj të Miqësisë me Bullgarinë dhe Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, ju jeni bërë kampionë të racionalizmit politik dhe pjekurisë politike në rajonin tuaj. Këto arritje janë vërtet mbresëlënëse, të njohura ndërkombëtarisht dhe nuk duhet të harxhohen nga BE”, është shprehur Tusk pas takimit me kryeministrin maqedon, Zoran Zaev, shkruan arbresh.info.
Sipas Tusk, kur drejtuesit e BE-së u takuan në qershor, tre muaj më parë, ata u angazhuan të jepnin një vendim “të qartë dhe thelbësor – në tetor – nëse do të hapnin bisedimet e pranimit me ju dhe fqinjin tuaj, Shqipërinë”.
Ai ka vlerësuar lartë atë që ka bërë Maqedonia e Veriut brenda dy viteve të fundit, që BE të mund të fillonte negociatat në përputhje me rekomandimin e Komisionit Evropian.
“Kjo vazhdon të jetë bindja ime e fortë. Vendi juaj ka bërë gjithçka.”
“Kjo është edhe arsyeja pse erdha sot në Maqedoninë e Veriut. Unë dëshiroj ta sqaroj qartë: nuk ka asnjë dyshim në Bruksel në angazhimin tuaj politik për sundimin e ligjit dhe për të luftuar korrupsionin. Sigurisht, çdokush mund në çdo kohë dhe kudo tjetër të bëjë më shumë, veçanërisht kur bëhet fjalë për zbatim. Por ne e dimë shumë mirë që qeveria juaj është e vendosur dhe e qëndrueshme në këtë, edhe në lidhje me vazhdimin e punës së Zyrës së Prokurorit të Posaçëm.”
“Më në fund, më lejoni një metaforë. Procesi i pranimit në BE i ngjan një maratonë më shumë se një sprint 100 metra. Dhe si një vrapues i përkushtuar, unë e di se për çfarë po flas. Për të arritur në vijën e finishit, nevojitet forcë, qëndrueshmëri dhe përqendrim i vazhdueshëm. Dhe ndonjëherë, duhet të them gjithashtu, durim. Nuk kam dyshim se Maqedonia Veriore posedon më shumë sesa mjaft nga të gjitha këto cilësi. Dhe të gjithë duhet ta vlerësojnë atë.”
“Shkupi është vendi më i mirë i mundshëm ku do të dëshiroja t’u bëj thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian: Tani ju bëni pjesën tuaj. Sepse Maqedonia e Veriut tashmë ka bërë pjesën e saj.”/arbresh.info/
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...