Google ADS

Tusk: Konfirmimi i datës së negociatave, çështje orësh

18:29 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Këshillit Evropian Dondal Tusk pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev konfirmoi se është çështje orësh që shefat e shteteve të BE-së të votojnë datën e kushtëzuar për çeljen e negociatave me Maqedoninë.

Ai tha se kjo javë ishte frytdhënëse sa i përket aspiratave integruese të Ballaknit Perëndimor.

Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev tha se Maqedonia mbetet e përkushtuar në përmbushjen e kritereve ndërsa shprehu bindjen se bisedimet bazuar në praktikat e deritanishme do të zgjasin 7-8 vjet. Zaev tha se zgjerimi i Bashkimit Evorpian do të konsolidonte në radhë të parë vet Unionin./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme