Tusk do të zhvillojë turne Ballkanik: Në Shkup më 27 prill

23:49 | 20 Prill 2018
Arbresh.info

Kabineti i Presidentit të Këshillit të Europës, Donald Tusk, konfirmoi se do të marrë pjesë në samitin e Brdo-Brionit më 27 prill në Shkup.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk do të fillojë një turne ballkanik në mes datës 24 dhe 27 prill, ku ai do të vizitojë Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën dhe do të përfundojë në Shkup në Samitin e Brdo-Brionit më 27 prill.

Qëllimi i gjithë këtij turneu është që të bëhen parapërgatitje për samitin e ardhshëm për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Sofje me 17 maj, citon Telegrafi Maqedoni.

Bashkimi Evropian vazhdon të jetë partneri më i besueshëm për të gjithë rajonin. Si investitori më i madh, donatori më i madh, tregu më i madh dhe premtimi më i mirë për një të ardhme më të mirë për qytetarët. Samiti ynë duhet të konfirmojë perspektivën evropiane për rajonin.Më e rëndësishmja është se duhet të përmirësojmë lidhjet në mënyrë konkrete dhe me rajonin, tha Donald Tusk para Parlamentit Evropian më 18 prill, thuhet në deklaratën e Këshilli Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme