Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme i Turqisë, Tanju Bilgiç, në lidhje me të dhënat nga regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut ka deklaruar se vendi i tij mbështet “kërkesat legjitime për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë një prej popujve të barabartë dhe themelues të Maqedonisë së Veriut dhe të cilët tregojnë përpjekje për mirëqenien dhe zhvillimin e këtij vendi”.
Enti statistikor shpall rezultatet e regjistrimit, Maqedonia e Veriut numëron gjithsej 2.097.319 shtetas të regjistruar Komuniteti turk në Maqedoninë e Veriut nuk i pranon rezultatet e regjistrimit të popullsisë.
Bilgiç ka dhënë përgjigje me shkrim ndaj një pyetjeje lidhur me të dhënat e publikuara dje nga regjistrimi i popullsisë që u zhvillua vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut.
Siç tha Bilgiç, përfaqësuesit e komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut në mënyrë të përsëritur përgjatë procesit të regjistrimit shumë herë kanë bërë thirrje që regjistrimi i popullsisë të kryhet në mënyrë transparente që të mos lihet hapësirë për asnjë dyshim. Ai theksoi se të dhënat lidhur me regjistrimin e popullsisë tregojnë se fatkeqësisht këto thirrje janë injoruar.
Bilgiç tha se është e rëndësishme që nga autoritetet zyrtare të merren parasysh elementët në deklaratën e bërë menjëherë pas shpalljes së rezultatit të regjistrimit të popullsisë nga Këshilli Koordinues Kombëtar i Regjistrimit të Turqve të Maqedonisë së Veriut.
“Mbështesim kërkesat legjitime për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të komunitetit turk në Maqedoninë e Veriut, të cilët prej shekujsh janë rrënjosur në këtë gjeografi dhe të cilët janë një prej popujve të barabartë dhe themelues të Maqedonisë së Veriut dhe të cilët tregojnë përpjekje për mirëqenien dhe zhvillimin e këtij vendi”, deklaroi Bilgiç.
Dje, Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoninë e Veriut shpalli rezultatet e regjistrimit të vitit të kaluar, sipas të cilave në vend janë regjistruar gjithsej 2.097.319 shtetas, prej të cilëve 1.836.713 janë rezident dhe 260.606 jo-rezident. Nga numri i përgjithshëm i shtetasve të regjistruar 3,98 për qind janë turq, respektivisht 70.961 rezident dhe 12.482 jo-rezident.
Pas shpalljes së të dhënave nga enti statistikor, Këshilli Koordinues Kombëtar i Regjistrimit të Turqve të Maqedonisë së Veriut shprehu pakënaqësi në lidhje me “mangësitë” gjatë procesit të regjistrimit të popullsisë në vend, duke theksuar se nuk do t’i pranojnë rezultatet dhe se do t’i përdorin ankesat dhe të drejtat ligjore në këtë drejtim./AA/
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...