Google ADS

Turqia i dhuron 7.400 uniforma për Ushtrinë e RMV-së

17:02 | 21 Prill 2021
A. B.

Ambasadori i Republikës së Turqisë, Hasan Mehmet Sekozkok sot në kazermën e Shkupit “Ilinden” ia dorëzoi ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska donacionin për Armatën prej 7.400 uniformave të reja komplete gorteks. Ajo paralajmëroi se tashmë ka përfunduar furnizimi i uniformës së re të dytë luftarake për të gjithë pjesëmarrësit, përfundoi uniforma solemne për pjesëtarët e Armatës, ndërsa është siguruar edhe pajisje e re ABH dhe pajisje sportive për të gjithë pjesëtarët e Armatës.

Me këtë donacion, theksoi Shekerinska, çdo pjesëtar i Armatës së RMV-së, do të sigurojë pajisje të plotë, me të cilën, mund të themi me krenari se armata e Maqedonisë është armatë e pajisur. Përveç pajisjes bazë, potencoi, do të furnizohet edhe me uniforma gorteks që mundëson aktivitete stërvitëse, jetesë dhe operacione në ç’farëdo lloj kushte të motit.

Duke e falënderuar ambasadorin e Turqisë dhe atashenë ushtarake për donacionin, ministrja Shekerinska theksoi se kjo është vetëm një pjesë e vogël e mbështetjes që Turqia e jep dhe theksoi se bashkëpunimi ynë nuk ka të bëjë vetëm me diskutimet rreth sigurisë dhe të porosive politike, madje nuk i përfshin edhe vetëm pjesëmarrjet e përbashkëta në operacione, por kjo do të thotë edhe pjesëmarrje dhe bashkëpunim në projekte të tilla stërvitëse për armatën e Maqedonisë.

Ambasadori Hasan Mehmet Sekizkok potencon se bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona që bazohet në themele të sigurta, do të vazhdojë të zhvillohet në të gjitha fushat edhe në periudhën në vijim. Turqia si vend përparues në fushën e industrisë mbrojtëse, tha ai, do të vazhdojë të japë ç’farëdo lloj mbështetje gjatë modernizimit të ushtrisë së RMV-së.

Sipas ambasadorit Mehmet Sekizkok, bashkëpunimi i afërt ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë, që daton nga vetë pavarësia e vendit, mund të paraqesë shembull në të gjitha fushat dhe transmetohet deri në ditët e sotme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme