Google ADS

Turqia e Maqedonia më të prekurat nga lajmet e rrejshme

09:55 | 6 Prill 2018
Arbresh.info

Një studim i ri i indeksit të medias për Evropën ka gjetur se vendet e Ballkanit janë më të prira ndaj përhapjes së “lajmeve të rreme”.

Studimi i publikuar nga Instituti i Shoqërisë së Hapur të Sofjes, i kryesuar nga investitori George Soros, ka renditur elasticitetin e 35 vendeve ndaj dezinformatave duke vlerësuar cilësinë e tyre të arsimit, lirinë e medias dhe besimin e publikut, transmeton portali arbresh.info.

Vendet e Ballkanit u gjetën më të prekurit nga përhapja e lajmeve të rreme, të përshkruara si “thashetheme, mashtrime, gënjeshtra të plota dhe dezinformime nga qeveritë e huaja apo entitete armiqësore” nga studimi.

Ndërkohë, vendet skandinave, së bashku me Holandën, Suedinë dhe Estoninë, u tha se ishin më të pajisura për t’i rezistuar informacionit “pas të vërtetës”, në të cilën faktet objektive kanë më pak ndikim në formimin e opinionit publik sesa apelet ndaj emocioneve dhe besimit personal”.

Maqedonia dhe Turqia janë në vendet e fundit për shkathtësitë mediatike për shkak të arsimimit të dobët, besimit të ulët publik dhe lirisë së ulët të medias.

As Shqipëria nuk është se qëndron fort mirë, vetëm një shkallë më lartë se Turqia është. Kurse si gjithnjë për Kosovën nuk është përfshirë në studim.

Në krye të liderit të alfabetit medial, megjithatë, është Finlanda me një total prej 76 nga 100. “Sistemi i fortë i arsimit publik” të vendit dhe “aftësitë e përgjithshme të të menduarit kritik” konsiderohen si çelës për rezistencën e tyre kundër lajmit të rremë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme