Turisti gjerman i lë të gjithë gojëhapur: Drejt Kroacisë me traktor!(FOTO)

08:22 | 24 Korrik 2017
Arbresh.info

Një turist gjerman ka përzgjedhur një mjet të pazakontë transporti për të udhëtuar në bregdetin kroat, ku do t’i kalojë pushimet dyjavore.

63-vjeçari Ernst Ebeling i cili jeton në qytetin e vogël të Hohenhameln, 35 kilometra larg nga Hanoveri ka udhëtuar këtë vit me traktor në Trogir të Kroacisë për pushime verore.

Në rrugën për në Trogir, atij i është dashur t’i përshkojë 1.700 kilometra.

Udhëtimi i është ndarë në nëntë ditë, ku secilën ditë ai kaloi 110-250 km me shpejtësi prej 24-27 kilometra në orë, njofton “RT”.

Natyrisht, gruaja e tij nuk e shoqëroi atë në këtë udhëtim, duke zgjedhur avionin drejt Kroacisë.

tu-1500875262-599793 ttt-1500875259-1530589

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme