Kryeministri grek Alexis Tsipras të martën (2 prill) do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut.
Delegacionin që do ta kryesojë Tiprasi, do të pritet në aeroportin në Shkup, pas çka vijon pritje solemne me nderime të larta shtetërore në pllajën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras do të kenë takim dypalësh dhe më pas edhe konferencë të përbashkët për shtyp në Qeveri. Do të mbahet edhe seancë ndërqeveritare, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Është paraparë që kryeministri grek të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Në orët e pasdites, kryeministrat Zaev dhe Tsipras do të marrin pjesë në forumin e biznesit. Kryeministri grek vjen në Shkup edhe me delegacionin e biznesit që e përbëjnë përfaqësues të mbi 70 kompanive të mëdha dhe të mesme.
Delegacioni mbështetet nga kompania greke për investime dhe tregti të jashtme “Enterprise Greece”, trupi kompetent shtetëror, nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Zhvillimit, për tërheqjen e investimeve në Greqi dhe për promovimin e eksportit.
Ndryshe, kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e një kryeministri grek në Maqedoni.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe