Google ADS

Tsipras para votimit të marrëveshjes: Kjo është ditë historike

23:31 | 24 Janar 2019
A. B.

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras në Kuvendin e Greqisë e ka marrë fjalën e fundit para votimit të ratifikimit të marrëveshjes së Prespës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Tsipras ka thënë se kjo është ditë historikë për vendin dhe rajonin dhe se opozita nuk ka mundur të gjejë ndonjë gabim të madh në marrëveshjen dhe për këtë po merret me populizëm.

“Jemi në fund të një procesi të gjatë, historik dhe të lodhshëm. Marrëveshjet ndërkombëtare nuk njohin kombe por shtete dhe bëhen në mes shteteve. Me këtë marrëveshje ne kemi kthyer në vend historinë antike greke” përfundoi fjalimin e tij kryeministri grek.

Pritet që të votohet në çdo moment marrëveshja, e cila disa ditë më herët kaloi nëpër Kuvendin e Maqedonisë me shumicë të dyfishtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme