Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras mbrëmë nga Selaniku, gjatë organizimit të një ngjarjeje nga SYRIZA, tha se me marrëveshjen e Prespës, e majta nuk e ka dorëzuar, por e ka shpëtuar trashëgiminë kulturore dhe historike të Maqedonisë greke, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tsipras shtoi se pas 25 vjetëve nacionalizëm nga të dyja vendet kanë penguar çdo përpjekje për zgjidhje, ndërsa ata arritën zgjidhje “në përfitim të Greqisë, të Maqedonisë greke, të Ballkanit dhe për përfitim të paqes, bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët të rajonit”.
“Qytetarët të Selanikut, maqedonas dhe maqedonase, tani është koha për nacionalizëm të logjikshëm, por jo edhe për nacionalizëm të ndjeshëm. Sepse marrëveshja e Prespës i jep fund provokimeve për Maqedoninë antike greke. E mbyll përfundimisht paradoksin dhe irredentizmin e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, në mënyrë të qartë, me çka nga këtu edhe më tej do të vendosen edhe në Kushtetutën e vendit fqinjë”, tha Tsipras.
Ai shtoi se kur vendi fqinjë t’i përmbush të gjitha obligimet nga marrëveshja, atëherë ajo të integrohet në organizatat ndërkombëtare dhe në nivel global do të njihet me emrin e ri.
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...