Në pallatin e kryetarit në Athë nesër, në ora 9:30, kryeministri Alexis Tsipras do ta informojë kryetarin Prokopis Pavlopoulos për zhvillimin e bisedimeve rreth emrit, thonë nga zyra e kryeministrit Tsipras.
Pas takimit me Pavlopoulos, kryeministri grek, për të njëjtën temë, nëpërmjet telefonit do t’i njoftojë liderët e partive politike, informon korrespondentja AIM nga Athina, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç ishte informuar edhe më herët nga burimet e qeverisë greke mbrëmë informuan mediat në vend se Tsipras gjatë fundjavës do t’i informojë kryetarin e shtetit dhe kryetarët e partive për zhvillimin e bisedimeve rreth emrit, duke sqaruar se Athina nuk lëviz nga qëndrimet e erga omnes dhe revizionit të Kushtetutës, si kushtet kryesore që të arrihet marrëveshje.
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin n...
Rusia nis një tjetër sulm në shkallë të gjerë ndaj infrastru...
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kurbin
Fenerbahce e gatshme të paguajë shifrën dyshifrore për trans...