“Çështja e besueshmërisë ndërkombëtare të BE-së është të vendosë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut”.
Këtë ia ka thënë ish-kryeministri grek Alexis Tsipras, kryetarit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, në takimin e djeshëm në Bruksel.
“Alexis Tsipras e ka shtruar edhe çështjen e Maqedonisë së Veriut, duke thënë se në pyetje është besueshmëria ndërkombëtare e BE-së. Sipas burimeve të SYRIZA, Juncker e ka falënderuar Tsiprasin për konstruktivitetin e tij dhe punën pozitive, duke i thënë se ka kontribuar për stabilitetin e Eurozonës dhe Ballkanit Perëndimor, sidomos me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës”, njoftuan mediumet greke, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i SYRIZA-s Alexis Tsipras, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se Marrëveshja e Prespës dhe perspektiva evropiane kanë qenë tema të takimit me kryetarin e Komisionit Evropian.
“Kemi folur për rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës, për rolin e BE-së në Ballkan dhe nevojën për të nisur negociatat”, ka shkruar Tsipras pas takimit me Juncker.
Ndryshe, pritet që sot dhe nesër liderët e vendeve të BE-së të vendosin nëse do të nisin ose jo negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...