Google ADS

Trump largon nga rruga kryeministrin e Malit të Zi

20:10 | 25 Maj 2017
Arbresh.info

Udhëheqësi i anëtarit më të ri të NATO’s ka mësuar nga afër dinamikat e fuqisë në samitin e aleancës që është mbajtur në Bruksel. Kjo pasi ai u largua nga rruga nga vetë presidenti Donald Trump, transmeton portali arbresh.info.

Video nga ndërveprimi i tyre tregon se si Trump e kap nga krahu kryeministrin e Malit të Zi Dusko Markovic dhe e largon nga rruga për të arritur tek sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.

Trump pastaj rregullon xhaketën e tij dhe i përgjigjet një pyetjeje nga presidenti i Lituanisë Dalia Grybauskaite, ndërsa Markoviqi i hutuar buzëqesh dhe bën me kokë pas tyre.

Mali i Zi është një vend ballkanik prej 600,000 banorësh me një ushtri prej vetëm 2,000 anëtarësh. Ish republika jugosllave do të hyjë zyrtarisht në NATO muajin e ardhshëm./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme