Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar një letër presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq.
Në letër ndër të tjera, Trump e falënderon Nikoliq për mbështetjen që i kishte përcjellë me rastin e zgjedhjes së tij president i ShBA-ve, shkruajnë mediat serbe, transmeton arbresh.info.
“Të falënderoj ngrohtësisht për përshëndetjet që më dërguat me rastin e inaugurimit tim presidencial dhe unë vlerësoj inkurajimin dhe mbështetjen tuaj”, thuhet në letër.
“Ne po përballemi me sfidat me të cilat unë besoj se mund t’i tejkalojmë nëpërmjet partneritetit dhe bashkëpunimit. Ne gjithashtu kemi mundësi të shkëlqyer për të përmirësuar qëllimet e përbashkëta, promovimin e stabilitetit global dhe arritjen e paqes dhe prosperitetit”, thuhet po ashtu në letër.
Trump në letrën e tij thekson rëndësinë e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Unë pres forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe bazuar në vlerat e përbashkëta të kombit tonë “, përfundon letra e Trump./Arbresh.info.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të