Rreth 30 subjekte politike u mblodhën mbrëmë në thirrje për qytetarët për një rezultat pozitiv të referendumit dhe për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë, duke pranuar disa parime të përbashkëta. Partitë politike kanë rënë dakord të nxisin qytetarët që të dalin dhe të votojnë “por” në referendumin e ardhshëm, i cili do të mbahet më 30 shtator, njoftuan nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë
Janë unanimë, siç citohet, se qëllimet strategjike Maqedonia mund t’i arrijë vetëm nëpërmjet anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe se qytetarët dhe vendi do të kenë përfitime të ndjeshme nga integrimet euroatlantike të vendit.
Partitë politike që janë bashkuar mbrëmë për parimet themelore bien dakord se marrëveshja midis Maqedonisë dhe Greqisë hap dyert e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Partitë konsiderojnë se çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë me të drejtë vote duhet të marrë përgjegjësinë, të dalë dhe të votojë “pro” në referendumin e ardhshëm. Siç është rënë dakord në takim partitë e ruajnë të drejtën që të zhvillojnë komunikime publike në lidhje me referendumin të cilat mund të jenë individuale dhe të pavarura apo si pjesë e koalicioneve të tjera dhe fushatave të tjera, thuhet në njoftim.
Në fjalimin drejtuar të pranishmëve në takimin e mbrëmshëm, lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev tha se duke zgjidhur çështjen dypalëshe me Greqinë, nuk ka më çështje të hapur me fqinjët dhe se kjo e hap të ardhmen për qytetarët e vendit tonë dhe anëtarësimin në BE dhe në NATO.
“Suksesi i referendumit do të thotë që të ndërtojmë një Maqedoni Evropiane. Jam i bindur se shumica e qytetarëve që ne përfaqësojmë dhe që na kanë besuar përgjegjësinë për të udhëhequr vendin do të përmbushin detyrën e tyre qytetare, do të dalin në referendum dhe do të votojnë për Maqedoninë Evropiane”, tha kreu i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev.
Nga LSDM-ja thonë se partitë mbeten të hapura që në këtë lëvizje mbipartiake të përfshihen edhe parti të tjera politike, qytetarë, shoqata civile apo organizata të tjera që pranojnë të ftojnë qytetarët të dalin dhe të votojnë në referendumin e ardhshëm, duke mbështetur anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE. /Shenja
Publikohet traileri i parë i ‘Superman’
Rusia sulmon ambasadat në Kiev, mes tyre edhe ajo shqiptare,...
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në ...
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...