Tribunë shkencore me rastin e 109 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, do të mbahet sot në Manastir.
Pjesëmarrësit në tribunë janë hetues të albanologjisë nga institucionet shtetërore nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.
Mbulues i ngjarjeve për shënimin e Ditës së Alfabetit Shqipë është zv.kryeministri i angazhuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika, i cili do të ketë fjalim në tribunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në hapjen e tribunës do të merr pjesë edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Zv.kryeministri Lika dhe presidenti shqiptar Meta, sot do ta vizitojnë Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut