Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 1.231 teste, ndërsa janë regjistruar 521 raste të reja me COVID-19.
Instituti për Shëndet Publik sot ka konfirmuar 485 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Nga MSH njoftojnë se në 24 orët e kaluara janë regjistruar 2 viktima nga coronavirusi. Nga Shkupi (78) dhe Struga (48).
Në regjistrin “Termini Im” me diagnozë të COVID-19 është regjistruar edhe një viktimë nga Këçova (74). Personi është raportuar si i vdekur më 5 gusht 2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 336.560, numri i të shëruarve është 323.536, numri i të vdekurve është 9.429, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.595.
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008