Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.302 testime për coronavirus, ndërsa 10 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup dhe Kumanovë nga 2 raste, dhe nga 1 në Tetovë, Veles, Kavadar, Ohër, Shën Nikollë dhe Kriva Pallankë.
Nga MSH informojnë se kanë ndërruar jetë edhe 3 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 17 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 155.655, prej të cilëve 149.933 janë shëruar, ndërsa 5.481 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (24 qershor) është 241./Telegrafi/
U tërhoq nga garat e Superligës, Feronikeli ’74 sot mban kon...
Serbia liron një aktivist bjellorus
Sot mbahet seanca gjyqësore ndaj një serbi, i arrestuar në l...
Xuxi: Që të mos dalë çika ime gënjeshtare para shoqeve, jam ...
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Harris dhe Trump intensifik...
Pas lajmeve se Real Madridi dëshiron ta shesë – Tchouameni k...