Treni godet një person në Shkup

22:28 | 20 Shtator 2019
A. B.

Nga MPB informojnë se një tren transportues të mallrave ka goditur një person të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda.

Më 20.09.2019 në orën 02:30 në stacionin hekurudhor në Ilinden, një tren transportues i linjës Tabanoc-Tubarevo-Gjevgjeli ka goditur një person.

Personi, i cili thuhet se është emigrant, ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin klinikë “Nënë Tereza”.

Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga ekipet e SPB Shkup”, njoftojnë nga MPB

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme