Trendafilov: Ndoshta për herë të parë në buxhet janë siguruar para për rritjen e pagave mbi 10%

16:34 | 6 Dhjetor 2024
Q L

Ajo që mund të shohim nga versioni që kemi pasur është se, ndoshta për herë të parë pas shumë kohësh, në Buxhet janë parashikuar fonde për rritjen e pagave në një përqindje më të lartë se 10%, tha sot kryetari i Lidhjes së Sindikatave në Maqedoni (LSM) Sllobodan Trendafilov, para seancës së dytë të Këshillit Socio-Ekonomik.

Mirëpo, ai tha se do të presin derisa t’u paraqitet zyrtarisht në seancë.

Mjetet për rritjen e pagave janë 13.8% në buxhet, krahasuar me një vit më parë.

Trendafilov beson se nëse pagat në sektorin publik rriten, Qeveria nuk do të ketë asnjë barrë me rritjen e mundshme të pagës minimale, duke pasur parasysh se të gjithë të punësuarit në sektorin publik për të cilët qeveria paguan pagë do të jenë mbi shumën e paga minimale e cila do të vendosej.

Lidhja e Sindikatave nuk i shmanget kërkesave të tyre që minimumi të jetë 450 euro. Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në takimin e kaluar tha se ka vullnet politik për kërkesën e LSM-së dhe ai personalisht dëshiron që paga minimale të jetë 600 euro, por fillimisht të shohim nëse buxheti mund ta përballojë atë./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme