Google ADS

Trençovski: Vetëm nga ajri mund ta shuajmë zjarrin në Pehçevë

16:53 | 4 Gusht 2021
V. S.

Imazhet nga zjarri që preku pyllin në qytetin e Pehçevës janë të frikshme, tha kryetari i komunës së Pehçevës, Dragan Trençovski.

Ai për “Nova TV”, tha se terreni ku po ndizet zjarri aktualisht është i paarritshëm, duke theksuar se ata janë duke pritur për mbështetje për shuarjen e zjarrit nga ajri.

“Ekipi zjarrfikës i Berovës, Drejtoria për Mbrojtjen dhe Shpëtimin dhe Pyjet e Maqedonisë janë përfshirë në shuarjen e zjarrit të madh. Për momentin, vetë shuarja nga ajri mund të na ndihmojë”, tha Trençevski.

Gjëja më e rëndësishme, siç theksoi ai, është se deri më tani zjarri nuk ka prekur shtëpitë dhe nuk ka viktima njerëzore.

“Dëmi është i madh sepse një pjesë e madhe e masës së drurit është e zënë, më saktësisht pyll me pema të ulëta dhe pisha, shton Trençovski.

Një banor lokal shpërndau fotografi në rrjetet sociale që tregojnë zjarrin që po ndizet aktualisht në Pehçevë dhe kërkoi ndihmë nga qytetarët dhe autoritetet.

Aktualisht kjo po ndodh pranë Pehçevës. Ne nuk mund ta bëjmë vetëm, kemi nevojë për ndihmë”, apelojnë vendasit nga Pehçeva./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme