Trenat për udhëtarë nuk do të qarkullojnë gjatë kësaj fundjave.
Pasi Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje mori vendim që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve të shtunën dhe të dielën, “Hekurudha Transport” ndryshoi itinerarin, njofton telegrafi maqedoni.
“Përjashtim do të jenë vetëm trenat, 661 nga Kërçova dhe 645 Velesi, të cilat të shtunën në mëngjes mbërrijnë në Shkup, pasi do të qëndrojnë në qytetet e theksuara, dhe të cilat do të qarkullojnë sipas itinerarit të datës 23.03.2020”, bëjnë të ditur nga ‘Hekurudhat Transport’.
Ata shtojnë se nga dita e hënë, treni 661 nga Kërçova nuk do të qarkullojë, sepse natën paraprake nuk do të qarkullojë asnjë tren për shkak të orës policore.
Trenat e tjerë, nga e hëna, gjatë ditëve të punës, do të qarkullojnë sipas itinerarit të publikuar në 23 të këtij muaji.
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë