Tre persona kanë vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore.
Janë regjistruar 111 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) dhe 165 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër virusit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 195.002, prej të cilëve 181.196 pacientë tashmë janë shëruar.
Në të njëjtën periudhë, vendi po ashtu ka regjistruar 15 viktima të tjera nga koronavirusi, ndërsa edhe 3 viktima shtesë nga COVID-19 janë regjistruar nga datat 09-11 shtator. Me këtë, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi është rritur në 6.849.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 6.957.
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.324.894 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.529 teste të kryera brenda ditës së fundit./arbresh.info/
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...