Tre qytetarë në Serbi janë dënuar me burgim për shkelje të urdhrit për vetizolim, i cili synon të ngadalësojë përhapjen e koronavirusit.
Dënimet nga dy deri në tre vjet burgim u shqiptuan gjatë video-seancave gjyqësore.
Seancat u zhvilluan në distancë për të mbrojtur punonjësit dhe të pandehurit nga ekspozimi i mundshëm ndaj koronavirusit.
Njëri nga të pandehurit u dënua me maksimumin prej tre vjetësh burgim në qytetin Dimitrovgrad, ndërsa dy të tjerë me nga dy vjet, përkatësisht dy vjet e gjysmë, në qytetin e Pozharevcit.
“Duke shkelur vetizolimin, ata kanë krijuar rrezik për shëndetin e njeriut”, tha Dragana Jevremoviq-Todoroviq, gjykatëse dhe zëdhënëse e gjykatës në Pozharevc.
Serbia ka regjistruar 528 raste të të infektuarve me koronavirus dhe tetë vdekje.
Masat kufizuese, të ndërmarra nga autoritetet atje, përfshijnë ndalimin e lëvizjes jashtë të njerëzve mbi 65 vjeç dhe orën policore gjatë natës./rel
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...