Nga një vit burg për tre persona të akuzuar për prishje të rendit në protestat kundër vendimit për rastin “Monstra”. Gjykata dënoi me burg efektiv: Behar Dalipin, Besar Kalisin dhe Shaban Veselin, të cilët paraprakisht pranuan akuzën e cila u ngarkohet.
Avokatët nuk pajtohen me lartësinë e dënimit dhe të njëjtin do ta ankimojnë.
Nuk jemi të kënaqur as nga lartësia e dënimit dhe ndaj të njëjtit do të ankohemi. Njëjtë do të veprojmë edhe për paraburgimin e vazhduar- dekëlaroi Elenko Millanov, avokat.
Dy të akuzuar të tjerë: Artan Sadiki dhe Fabio Idrzi të cilët para trupit gjykues u deklaruan të pafajshëm, do ta vazhdojnë gjykimin në procedurë të rregullt. Avokati i tyre, Asmir Alispahiq thotë se ndaj klientëve të tij nuk ka prova që vërtetojnë veprën penale për të cilën ndiqen.
“Kam parë provat dhe mund të konstatoj se për këta dy të akuzuar nuk kanë asnjë dëshmi e cila mund ta vërtetojë se ata janë pikërisht pjesëmarrës në turmë, posaçërisht nga fotografitë e marra si dëshmi, aspak nuk mund të vërtetohet se janë ata- tha Asmir Alispahiq, avokat.
I akuzuari Betim Kasami u largua nga gjykata për shkak të temperaturës së lartë, ndërsa i dyshuari tjetër Bashkim Sula është akoma i pakapshëm për organet e ndjekjes penale. Që të dy do të ndahen nga akuza e rregullt ndërsa Bashkim Sula do të dënohet në mungesë.
Në sallë ishin të pranishëm edhe policët të cilët u lënduan në protestat e 26 shkurtit. Disa policë nuk kërkuan dëmshpërblim nga të akuzuarit, ndërsa pjesa tjetër do ta zgjerojnë gjykimin në Gjykatën Civile. Seanca e radhës do të mbahet më 31 mars. Vepra “pjesëmarrje në turmë e cila kryen vepër penale” parashikon burg efektiv nga 3 muaj deri në 5 vite./alsat
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit