Google ADS

Tre lloje të Covid-19 në Maqedoni, në vjeshtë pritet të ketë masa kufizuese

09:58 | 15 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Në vend janë aktive 207 raste të të infektuarve me Kovid-19. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se janë të pranishëm dy, tri lloje të virusit, duke theksuar se parandalimi dhe vaksinimi vlejnë për të gjitha llojet. Njëherësh, vaksinimi zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat përgjatë shtetit, interesimi për çdo ditë po rritet, ndërsa deri më tani janë vaksinuar 686.788 qytetarë me një dozë, ndërsa janë rivaksinuar 252.338 qytetarë.

“Parimet e parandalimit janë të njëjtat dhe pa dallim cili lloj i virusit do të vjen do të mbesin të njëjta – maska, distanca, dezinfektimi i duarve dhe ne nuk mund të jetojmë të mbyllur. Qytetarët duhet ta kenë këtë në mendje dhe ta mbajnë në mendje se bëhet fjalë për shëndetin e tyre edhe kur është në pyetje vaksinimi, por edhe kur janë në pyetje masat parandaluese, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Nëse është rrëmujë e madhe në ndonjë restorant, potencoi, nuk duhet të gjithë të hyjmë atje, duhet ta dijmë nëpër çka kaluam dhe duhet ta dijmë se nuk mundet për gjithçka të na tregojë shteti se ç’farë të bëjmë, ne duhet të funksionojmë , ndërsa në të njëjtën kohë të mbajmë llogari për shëndetin tonë dhe ky është një segment shumë i rëndësishëm që do të mbetet të vlejë në vitet në vijim aq sa do të zgjasë pandemia, ndërsa këtë askush nuk e di për momentin.

“Të pranishme janë dy, tre lloje të virusit dhe ajo që është e rëndësishme se parimet janë të njëjta – vaksinimi dhe parandalimi i cili vjen për të gjitha llojet. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve edhe sipas grupeve individuale ose gjithsej në shtet ndërmjet 70, 80 dhe 85 për qind do të ishte diçka që do të thotë imunitet kolektiv”, sqaroi Filipçe.

Në lidhje me vaksinimin e fëmijëve, tha se do të shihet në fund të javës si do të jetë interesimi.

Ai potencoi se qytetarët duhet ta kuptojnë se vaksinimi është shpëtimi i vetëm nga Kovid-19, duke paralajmëruar se nga vjeshta sipas gjitha gjasave në ngjarje masive edhe në të hapur edhe në të mbyllur do të mund të marrim pjesë vetëm me certifikatë për vaksinimin kundër Kovid-19.

Në pyetjen nëse do të vendosen masa më të rrepta sepse interesimi për vaksinim po zvogëlohet, paraqiten klasterë të rinj pacientësh dhe jo të gjithë punonjësit shëndetësorë vaksinohen, Filipçe tha se sipas analizës së tyre, personeli shëndetësor vaksinohet me një përqindje mjaft të lartë, rreth 85 përqind, ndërsa analizat me përfshirjen e vaksinimit të punonjësve në shkolla dhe kopshte gjithashtu janë në pritje.

Sipas ministrit, kapacitetet e vaksinimit janë aq të dimensionuara, saqë mund të vaksinohen nga dhjetë deri në pesëmbëdhjetë mijë qytetarë, kur ai të kishte caktuar termin.

“Dhe duke parë që nuk ka më interes përmes sistemit të emërimit, kështu që ne hapëm pikat për të vaksinuar këdo që do të tregojë interes. Vlerësimi ynë është që deri në fund të korrikut, rreth 500,000 njerëz do të vaksinohen me një dozë të vetme dhe afërsisht sa më shumë të rivaksinuar”, tha Filipçe.

Megjithatë, sipas tij, kjo nuk është e mjaftueshme sepse ndodhin mutacione të reja – indiani është njëri prej tyre, të cilat janë shumë të transmetueshme.

“Ne i përdorim të gjithë mekanizmat për një fushatë intensive. Dhe në shtëpitë e shëndetit në terren me punonjës shëndetësorë, njoftime për vendet ku do të kryhet vaksinimi në terren. Pothuajse të gjithë njerëzit nëse tregojnë interes në vendin ku do të gjenden”, tha Filipçe.

Sipas ministrit, duhet t’u jepet mirënjohje punëtorëve shëndetësorë sepse kanë bënë çmos për të organizuar dhe zbatuar procesin e vaksinimit.

Me numrat e fundit 57 për qind e popullatës mbi 70 vjeç kanë marrë një doze të vaksinës, 54 për qind e popullatës mbi 65 vjeç është vaksinuar me një doze të vaksinës dhe 49 për qind e popullatës mbi 60 vjeç është vaksinuar me një dozë të vaksinës.

Është i madh interesimi për vaksinim pa termin të caktuar, Me dozë të parë dhe pa termin të caktuar po vaksinohen persona të rritur të cilët dëshirojnë të vaksinohen, në pikat e shtëpive të shëndetit në vend.

Procesi i vaksinimit në terren po zhvillohet në territorin e mbarë shtetit, me rotacione të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vendbanim rural, lagje. Faqja vakcinacija.mk është e hapur për caktim të termineve për vaksinim të fëmijëve. Rivaksinimi po zhvillohet në sallat sportive nëpër qytetet në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep dhe në Qendrën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 155.840, janë shëruar 150.146 pacientë, ndërsa i personave që kanë ndërruar jetë është 5.487.

Të ngjashme