Google ADS

Transparency International: Ka dekrete që përmbajnë rrezik për korrupsion

21:05 | 27 Prill 2020
L G

Transparency International në Maqedoni (TIM) njofton se i monitoron dhe analizon dekretet me fuqi ligjore të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në drejtim të rrezikut nga korrupsioni.

Në këto korniza, nga fillimi i gjendjes së shpallur të jashtëzakonshme, nga TIM theksojnë se janë ndarë disa rregullore që tregojnë se në vete përmbajnë rrezik nga korrupsioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëhet fjalë për Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e ligjit për mbrojtje të popullatës nag sëmundjet infektive në gjendje të jashtëzakonshme, Dekreti me fuqi ligjore për nëpunësit e Prokurorisë Publike, hetuesit dhe punonjësit e tjerë të Prokurorisë Publike për ndjekjen e veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimit të paautorizuar të komunikimeve dhe financimin e Prokurorisë Publike për ndjekjen veprave penale të ndërlidhura dhe që dalin nga përmbajtja e përgjimit të paautorizuar të komunikimeve. Dekreti i tretë me forcë juridike për furnizim intervenues të makinave respiratorë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme – përparësi u jepet atyre ofertuesve që do të dorëzojnë më shpejt makinat e frymëmarrjes që e kanë i plotësuar specifikimet dhe i katërti është Dekreti me fuqi ligjore për ndryshim dhe plotësim të dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e ligjit për punë të brendshme gjatë gjendjes së jashtëzakonshme”, thonë nga TIM.

Përveç kësaj, nga TIM thonë se në interes të ndërtimit të besimit të qytetarëve në raport me disponimin e Buxhetit dhe ndihmës tjetër financiare dhe jofinanciare të marrë në rast të kësaj gjendje të jashtëzakonshme, kërkojnë që Qeveria t’i publikojë më herët politikat për rishpërndarje të fondeve siç janë vlera, sasia dhe shpërndarja dhe të gjitha donacionet që janë marrë nga çdo burim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme