Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, duke komentuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit, thotë se “pas vrasjes së Ivan Stamboliqit dhe Zoran Gjingjiqit kurrë kam menduar kurrë më nuk do të vritet ndonjë lider”.
“Nuk dua të spekuloj për motivet e vrasjes dhe askush nuk duhet të bëjë ndonjë fushatë ndjekjeje, derisa hetimi të përfundojë. Kemi nevojë për të vërtetën, sepse kjo është një humbje e madhe për ne”, thotë Trajkoviq.
Duke folur për mediat serbe, Trajkoviq ka thënë se vrasja e Ivanoviqit do të mund të faktorizojë mafian në territorin e Kosovës, respektivisht të diktohen rregullat nga ana e mafias, sepse, thotë se veriu i Mitrovicës, sot është zona më e pasigurt ku jetojnë serbët, përcjell Telegrafi.
“Nëse dikur thoshim ‘Veriu i lirë’, ai është larg lirisë. Sidomos pas Marrëveshjes së Brukselit, kur pushteti i vërtetë ushtrohet nga Milan Radojçiq, i cili nga bashkësia ndërkombëtare konsiderohet si njeri i mafias, të nivelit të fuqishëm rajonal. Ai dikton plotësisht jetën në veri, përcakton të mirën dhe të keqen”, thotë Trajkoviq.
Ajo pret nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me rastin e vizitës së tij në Kosovë, që të tregojë nëse do të izolojë njerëzit që udhëhiqen nga Radojçiq.
“Me këtë ai do të na krijonte një përfitim të dyfishtë, do krijonte lirinë për popullin, dhe nga ana tjetër do të hiqej çdo akuzë e mundshme se qeveria serbe, duke mbështetur elemente të tilla kriminale, qëndron prapa asaj që po ndodh në Kosovë, e kjo është dhuna e jashtëzakonshme”, ka thënë Trajkoviq. /Telegrafi/
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...