Google ADS

Trajkoviq: Dëshmia e Radojiçiq do të ishte e papërshtatshme për elitat politike në Kosovë

17:25 | 23 Dhjetor 2023
R J

Një politikane serbe, Rada Trajkoviq ka reaguar pas konferencës së mbajtur sot nga Albin Kurti, i cili ka alarmuar për rigrupimet në Serbi të grupit të Radojiçiqit.

Trajkoviq ka thënë se Kosova ka pasur disa mundësi për ta arrestuar por s’kishte arritur.  Politikania serbe thotë se ndoshta“dëshmia e Radojiçiq do të ishte e papërshtatshme për elitat politike në Kosovë” dhe njejtë “për ato të Serbisë”, shkruan Arbresh.info.

Trajkoviq ka thënë se gjithçka që mbetet sot është “nxitja e frikës”.

“Kosova kishte disa mundësi për të arrestuar Radoiçiqin, por nuk ia arriti. Kjo mund të jetë pasi dëshmia e tij mund të jetë po aq e papërshtatshme për elitat politike të Kosovës sa do të ishte për atë të Serbisë. Gjithçka që mbetet për të bërë tani është të nxitësh frikën dhe të ngacmosh/destabilizosh vazhdimisht komunitetin tone”, ka shkruar ajo në platformën X, e njohur më parë si Twitter./Arbresh.info/

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme