Kryetari aktual i Shkupit i cili po kandidon edhe për një mandat tjetër Koce Trajanovski, në Info Lokale në Klan Kosova, ka shpjeguar se pse ka vendosur që të kandidojë edhe njëherë për kryetar të qytetit të Shkupit.
“Vendosa që të jem edhe njëherë si kryetar i Shkupit, sepse deri tani kam qenë dy mandate në krye të qytetit, mendoj se kam realizuar një numër të madh projektesh të cilat përmirësuan kushtet e jetesës së qytetarëve në të gjitha komunat e qytetit të Shkupit pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, politike apo fetare, prandaj mendoj se do të kem mundësinë për të kërkuar edhe një mandat dhe veçanërisht kam një program që në katër vitet e ardhshme do të mundësojë të realizohen shumë projekte të cilat do të jenë në interes të qytetarëve, ata e dinë kush jam dhe çfarë personi jam”.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...