Lideri i Partisë Lidhja Demokratike, Pavle Trajanov sot në emisionin “200” tha se në kohën e krizës së refugjatëve në Maqedoni kanë hyrë armë “me ton”, nga Shqipëria.
Ai gjatë krizës së refugjatëve ishte Ministër për Punë të Brendshme dhe pranoi se janë bërë aksione në Strugë, Dibër, Stankovec kundër atyre që kanë dashur të shkaktojnë tensione. Këto aksione, siç thotë ai, janë bërë me dijeninë e faktorit ndërkombëtar.
Trajanov gjithashtu tha se në këtë kohë ish-lideri i PDSH-së, Arbër Xhaferi dhe ish-kryeministri Lupço Georgievski kanë dashur të ndajnë Maqedoninë./Telegrafi/
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...