Tragjedia në Tetovë, zjarri u shkaktua nga kamini

13:40 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Informacionet e para lidhur me tragjedinë në Tetovë flasin se shkak i zjarrit që përfshiu shtëpinë ishte kamini i vendosur në katin e dytë të shtëpisë.

Si pasojë nga flakët e zjarrit që përfshiu shtëpinë jetën e humbi nëna 39 vjeçare, Fatime Yulbehari, dhe 4 fëmijët. Sipas të dhënave të para fëmijët, tre djem dhe në vajzë, ishin të moshës 5 vjeç, 8, 11, 14 dhe vjeç. Momentin që flakët përfshinë shtëpinë bashkëshorti Sulejman Zulbehari, roje nate, nuk ka qenë në shtëpi kur ka rënë zjarri.

Për momentin po kryhet ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ana e prokurorit publik, mjekut të mjekësisë ligjore dhe ekipeve të tjera./alsatm

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme