Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsioni për momentin nuk ka thirrur dëshmitarë për tenderët për ndërtimin e spitalit modular në Tetovë.
Kryetarja e kësaj prokurorie, Villma Ruskoska në intervistë për Radio Evropa e Lirë shprehet se janë duke e shqyrtuar dokumentacionin dhe pritet të vendosin për hapat e ardhshëm.
Nëse eventualisht vërtetohet se diçka në pjesën e furnizimeve nuk është në rregull, do të vendosin kush dhe nëse do të thirret, si dëshmitarë apo si person nga i cili kërkohen informacione të nevojshme sepse çdo gjë do të jetë në procedurë para-hetimore, shton Ruskoska.
“Nuk mund të flas prej tash. A ka përgjegjësi në përgjithësi, duhet të shihet. Nëse ka përgjegjës gjegjësisht nëse është shkelur ligji për furnizime publike sepse është miratuar ligj i veçantë për furnizimin e këtyre spitaleve modulare, në këtë pjesë nëse ka shkelje, atëherë do të vendosim kë do të thërrasim për bisedë. Çdo gjë tjetër është në pjesën që e udhëheq Prokuroria Publike e Tetovës”, deklaroi Villma Ruskoska./telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...