Google ADS

Tragjedia në Tetovë: Deklarohet Prokuroria publike

12:54 | 25 Janar 2018
Arbresh.info

Nga Prokuroria Publike kanë njoftuar se janë duke hetuar arsyet që kanë shkaktuar shpërthimin e zjarrit në një shtëpi në Tetovë, ku në mënyrë tragjike humbën jetën pesë persona.

“Në një shtëpi dykatëshe në rrugën “Goce Delçev” në Tetovë, mbrëmë ka shpërthyer një zjarr dhe sipas informacioneve të para kanë pësuar një grua dhe katër fëmijë. Prokurori përgjegjës nga Prokuroria Themelore- Tetovë, për momentin është në vendngjarje dhe në bashkëpunim me ekip të Stacionit Policor të Tetovës dhe zjarrfikësve është duke kryer hetim. Prokurori ka ftuar ekip të forenzikës nga Shkupi dhe ekip të EVN-së të cilët duhet të ndihmojnë në vërtetimin e rrethanave dhe arsyet e shpërthimit të zjarrit.

Është lëshuar urdhër për obduksion të trupave të gjetur dhe po ndërmerren masa tjera për zbardhjen e rastit”, kanë informuar nga Prokuroria, transmeton SHENJA.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme