Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka thënë se do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar pas tragjedisë në diskotekën në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe u lënduan 155 të tjerë.
“Jam thyer dhe më është thyer shpirti”, ka thënë Mickoski në një konferencë për media.
“Do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar. Por ndryshimet nisin nga ne”, tha kryeministri fjalimin e tij sot para opinionit.
“Jam i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri. Nuk dua që kjo ngjarje të politizohet, se dikush po përpiqet të bindë një palë tjetër për përgjegjësi. Kjo nuk është një betejë ndërpartiake, kjo është një betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve”, tha Mickoski.
“Në ditët në vijim do të marrim një sërë masash që do të thonë shumë, në luftën për këtë vend dhe në emër të të gjithë viktimave të kësaj tragjedie dhe familjeve të tyre”, tha Mickoski./alsat.mk
LEXO EDHE:
15 të arrestuar për tragjedinë në Koçan, në mesin e tyre edhe ish-zyrtarë shtetërorë
Vdekja e Haxhi Thaçit, Konjufca u shpreh ngushëllime familje...
Lushtaku: Baca Haxhi mbeti krenar për kontributin e djalit t...
Trump dëbon qindra emigrantë, anëtarë të bandave, transferoh...
Edi Rama: Baba iku krenar Hashim
Hamza: Baci Haxhi do të mbetet shembull i njeriut me shpirt ...
Vdekja e Haxhi Thaçit, reagon Endrit Thaçi: Baci i mbylli sy...