Gjatë një sulmi me thikë në një dasmë, në rrethinën Baden-Württemberg të Gjermanisë, ka vdekur një shtetas 30-vjeçar i Maqedonisë.
Tridhjetepesëvjeçari i dyshuar fillimisht ishte arratisur, por policia gjermane e ka arrestuar dhe tashmë gjendet në paraburgim.
Motivi i vrasjes së ndodhur gjatë të shtunës në lokacionin Riederich, duhet të kërkohet në zënkat shumëvjeçare midis dy familjeve me prejardhje nga Maqedonia. Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për veprën penale „vrasje“.
Fillimisht, që të dy personat kishin filluar zënkën, me ç`rast i dyshuari papritmas e nxjerrë thikën dhe e godet në bark viktimën, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, shkruajnë mediet gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Viktima ka vdekur pasditen e së dielës në spital. /INA
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...